Si pritet të nisë java? Ja çfarë rezervon moti për nesër

21.04.2019 23:31:33
Fillimi i javës përpara, ashtu si edhe fundjava që lamë pas, pritet të jetë pa reshje shiu dhe temperatura pranverore.

Sipas asaj që raporton IGJEUM, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në të gjitha qarqet e vendit nuk priten reshje shiu, ndërsa temperatura maksimale parashikohet të arrijë në 20 gradë celsius në bregdet, ndërsa ajo minimale 3 gradë celsius, në zonat malore.

nesër (e hënë dt.22) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë dt.22) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 20 °C

në vendet e ulëta: 8 /19 °C

në vendet malore: 3 / 17 °C

ERA

nesër (e hënë dt.22) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet.