Si procedohet me viktimat e koronavirusit në New York, të burgosurit kryejnë varrimet

10.04.2020 08:47:39
Drone pictures show bodies being buried on New York's Hart Island where the department of corrections is dealing with more burials overall, amid the coronavirus disease (COVID-19) outbreak in New York City, U.S., April 9, 2020. REUTERS/Lucas Jackson

Shteti i New Yorkut ka përdorur që nga shekulli 19 ishullin Hart për të varrosur qytetarët pa asnjë të afërm, apo ata për të cilët familja nuk ka mundësi që t’u organizojë një funeral.

Por me shpërthimin e koronavirusit, kur të vdekurit në qytet janë thuajse 5 mijë persona, ishulli është përdorur sërish. Zakonisht, të paktën 25 trupa varrosen çdo javë nga të burgosurit me pagë të ulët që punojnë në ishull, i cili ndodhet në bregun lindor të bashkisë Bronx dhe ku mund të shkohet vetëm me anije.

Nëse punonjësit e morgut arrijnë që të kontaktojnë me të afërmit e viktimave të koronavirusit brenda 14 ditëve, çdo gjë vijon normalisht, në të kundërt ata përfundojnë në ishull. Kjo është pjesë e planit të qytetit për të siguruar që kanë hapësirë për varrime gjatë pandemisë.