Si Serbia ashtu edhe propaganduesit e terrorizmit islamik, kundër disa ish të dënuarëve tëGrupit të Dobrosinit

13.09.2019 17:15:10

Nga Skender  Jashari
Serbia në vazhdimësi, akuzoi, arrestoi, përndjeku nacionalistët shqipëtar, veçmas
Shqipëtarët e Luginës së Preshevës, të cilët Identarisht, Ideologjikisht dhe Shpirtërisht janë të
lidhur, drejtuar nga Europa dhe SHBA-të, të cilët i promovojnë Kulturën, Historinë dhe Interesin
Kombëtar Shqipëtar. Serbia i dëshiroi si nacionalist me orientim oriental, turkofil, islamofil, në
shkallë e parë drejt asimilimit a spastrimit etnik- kjo është e theksuar në masë të madhe në
Luginë të Preshevës. Sikur ambasadori rus në Sofije, që kishte paraparë mundësinë e
instrumentalizimit të “miletit islam të Ballkanit” në vitin 1815, pasuar nga akte të tjera të
Carizmit rus, të njejtën ka ndjekur edhe Serbia dhe Greqia. Të njejtën ka ndjekur Serbia po
ashtu edhe pas viteve 1990, por edhe sot.
Të akuzuarit kryesorë të Grupit të Dobrosinit, Skender dhe Valon Jashari; shkaku i të
qenit të vetmit Shqipëtar katolik të Luginës së Preshevës; pjesëmarrës në luftë në Luginë të
Preshevës; të tradhëtuar nga disa shqipfolës më 16.05.2001 gjatë luftës në Luginë dhe të kapur
robë nga forcat serbe; që s’pranuan në asnjë mënyrë t’i shërbenin Serbisë apo së paku të heshtnin
karshi terrorit dhe gjenocidit serb kundër Luginës së Preshevës etj, bëri që të përndjeken nga
Serbia dhe shqipfolësit e Luginës që i shërbenin Serbisë. Më 2003, u detyruan të ikin për
Kosovë, gjoja për vend më të sigurtë!
Në Kosovë nga mars 2004( trazirat e Marsit), pastaj në prill 2004( Skender, Valon dhe
Luan Jashari tenton t’na vriste agjenti i Serbisë F.I. nga Lotovica, komuna e Bujanovcit), e që
për fat të keq kuptuam që edhe në Policinë e Kosovës, kishte si polic hetues Q. H. që mbrojtën
agjentët islamik të Serbisë. Më 27.05.2009, njejtë ndodhi tentim-kidnapim dhe për pasojë
tentim-vrasje kundër Skender Jasharit, por që sërish disa polic hetues( një grup e tyre),
mbrojtën agjentët islamik të Serbisë, derisa kryeministri i Republikës së Kosovës vetëm i quajti
në medie si agjent të Serbisë, me rastin e arrestimit të asaj grupe. Natën e Pashkëve 2012, sërish
“xhihadi thërret”, kërcënon me heqje koke- sërish polic në policinë e Kosovës, mbrojtën B.B.
i identifikuar si kërcënues të asaj nate.
Më 01.07.2012, i arrestuar nga Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it, fraksion ky i
trashëguar nga Fraksioni politiko-kriminal i UNMIK-ut, i përbërë nga zyrtarë politik, polic,
prokurorë dhe gjyqëtarë që vijnë kryesisht nga vendet e Europës Lindore dhe Jug-lindore, në të
cilat ende drejtëpërdrejt apo tërthorazi, janë nën influencën pansllavike të Rusisë dhe qëndrim
miqësor ndaj Serbisë por jo edhe ndaj Republikës së Kosovës.
Me rastin e arrestimit të Skender Jasharit, më 03.07.2012, prokurori i Fraksionit politikokriminal të EULEX-it, Maurizio Salustro, akuzon për terrorist islamik-akuza të tilla vazhdimisht
Serbia bënte, duke tentuar që t’i identifikonte familjen e Skender e Valon Jasharit, si familje
muslimane, e jo si Shqipëtar katolik.
Më 18 dhjetor 2013( vetëm 2 muaj pasi dënohen me dënime politike nga Fraksioni i
EULEX-it i dirigjuar nga Serbia, të 16 tetor 2013), policia dhe xhandarmëria e Serbisë, minojnë
2
dhe detonojnë me eksploziv, duke shkaktu djegëjen e tërsishme të shtëpisë në fshatin
Rahovicë, komuna e Preshevës. Më 19 dhjetor 2013, derisa ishin Skender e Valon Jashari
në Qendrën Korrektuese në Dubravë, pra vetëm një ditë pasi ishte minu e djegur shtëpia e
familjes së ngushtë, në vendlindje( Rahovicë-Preshevë), i vijnë kërcënimet nga agjentët e
Serbisë, që : “edhe në burgun e Dubravës kemi me ju sulmu a me ju helmu”. Më 7 shkurt
2014, sulmohen Skender Jashari nga dy persona kriminelë ordinerë, të cilët vetëpublikuan që
ishin dorë e Serbisë! Drejtoria e Pavionit dhe Drejtoria e përgjithshme por edhe Drejtori për
Siguri në Qendrën Korrektuese në Dubravë kanë qenë shumëherë të informuar me shkrim dhe
gojarisht nga Skender dhe Valon Jashari, por kanë lënë të rrezikohej jeta e tyre. Raportet
policore për rastin, përpilohen nga disa polic të Istogut, të cilët hapur mbronin agjentët e
Serbisë, e për më keq, pastaj gjyqëtari A. M. si gjyqëtar në Degën e Gjykatës Themelore të
Pejës në Istog, mbron definitivisht agjentët e Serbisë.
Ndërsa në gusht 2013, në Prishtinë, në banesë, gjuhet me gurë në dritaret e banesës së
familjes së ngushtë të Skender e Valon Jasharit. Derisa vëllau i Skender e Valon Jasharit, pra
Luan Jashari, në Prishtinë në muajt e fillim vitit 2013( kur edhe ishte ngritur aktakuza politike
e Fraksionit të EULEX-it, të dirigjuar nga Serbia, kundër Skender e Valon Jasharit), është
përcjellur dhe kërcënuar. Njejtë i ka ngjarë edhe në muajt shtator-tetor 2013, kur dënohen me
dënim politik Skender dhe Valon Jashari në Grupin e Dobrosinit.
Paralelisht me njerëzit e Serbisë nga muaji qershor 2014, edhe disa zyrtarë korrektues(
pas muajit korrik edhe Agron Rexhaj-si drejtor i pavionit të Sigurisë së lartë). Nga qershor
2014, edhe një i bashkëdënuar në Grupin e Dobrosinit, bëhet vegël e Agjentëve islamik të
Serbisë, sa që mbronte terrorin e Serbisë kundër Skender e Valon Jasharit. I njejti edhe gjatë
rigjykimit më 07.09.2014, akuzonte Skender Jasharin, gjoja sikur antiislamist që fyej
përmes facebook-ut-( duke mbrojtur agjentët islamik të Serbisë, që operojnë në Trojet tonaveçmas në Kosovë, e asesi s’jam antiislamist).
Kërcënohet Skender Jashari më 25.08.2014, në Pavionin e Sigurisë së Lartë( Pavioni
VIII) të Qendrës Korrektuese të Dubravës, nga dy kriminelë ordiner, të cilët agjenti i Serbisë(
drejtori i pavionit VIII, Agron Rexhaj), i kishte rekrutu në celulat e vehabistëve që ekzistojnë
në këtë institucion (Skender Jashari kishte dorëzu kallëzim penal kundër këtij Drejtori, për
rekrutim, radikalizim, ekstremizim të terroristëve islamik në Burgun e Dubravës).1Më 26 gusht
2014, Ministria e Drejtësisë të Republikës së Kosovës( Shërbimi Korrektues), i dërgon Skender
dhe Valon Jasharin, në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, për shkaqe sigurie, që mos të
rrezikoheshin nga njerëzit e Serbisë. Më 31 tetor 2014, edhe në Qendrën e Paraburgimit në
Gjilan, kërcënohen Skender dhe Valon Jashari. Shkaku i rrezikut që i kanosej, Shërbimi
Korrektues( Ministria e Drejtësisë), i vendos në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan.
Më 28 tetor 2016, njoftohen nga fqinjët Skender e Valon Jashari, që disa kamion dhe një
eskavator, kanë rrafshuar dhe hequr gërmadhat e shtëpisë së demoluar disa herë dhe së fundmi
të minuar e djegur plotësisht nga policia dhe xhandarmëria e Serbisë, në fshatin Rahovicë,

1 Me këtë kallëzim ka filluar të sensibilizohet situata e tmerrshme në Qendrat Korrektuese dhe të Paraburgimit
të Republikës së Kosovës, në lidhje me radikalizmin dhe ekstremizmin islamik në Burgjet e Kosovës.
3
komuna e Preshevës. Derisa 13 tetor 2016, kishte ndryshuar aktakuza, nga prokurori politik i
fraksionit të EULEX-it, të dirigjuar nga Serbia, ndërsa më 28 tetor 2016, Serbia heqte gërmadhat
e shtëpisë së tyre.
Akuzat politike të Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, të dirigjuar nga Serbia, që
dënoi politikisht( edhe gjyqtari Arkadeusz Sedek e kishte thënë:” dënoheni për shkak të ruajtjes
së Paqes dhe Stabilitetit në Ballkan”), duke i akuzuar për terrorizëm kundër policisë dhe
xhandarmërisë së Serbisë, në Dobrosin komuna e Bujanovcit, e që Gjykata Supreme në
lëndën PML.241/15, pastaj Gjykata Themelore dhe ajo e Apelit e vërtetuan përfundimisht
pafajsinë e tyre. Derisa Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it, bënte spektakët gjegjësisht
terrorizëm gjyqësorë, në lëndën PKR.nr. 56/12, policia dhe xhandarmëria e Serbisë demolonin
shtëpinë e Skender e Valon Jasharit, e jo të dikujt tjetër; njerëzit e Serbisë( agjentët e Serbisë
dhe agjentët islamik të Serbisë), kërcënonin dhe rrezikonin familjen e ngushtë të Skender dhe
Valon Jasharit e jo të tjerëve; po ashtu kërcënonin, rrezikonin dhe sulmonin Skender dhe Valon
Jasharin edhe në Burgjet e Kosovës, e jo të tjerëve- nga kjo mund të kuptohet përse
shënjestroheshin këta e jo edhe të tjerët.
Ndërsa pas shpalljes përfundimtare të pafajshëm të Skender e Valon Jasharit, në rastin
e Grupit të Dobrosinit, intensivisht fillojnë kërcënimet nga agjentët dhe agjentët islamik të
Serbisë. Futjen e Skender dhe Valon Jasharit në Lista të Zeza, ku kërcënonin që do i
ekzekutonin( shih foto 1), kërcënime të panumërta të agjentëve islamik të Serbisë kundër
Skender Jasharit. Së fundmi, njerëzit e Serbisë, përdorin agjentët islamik të tyre, të cilët në
Trojet Shqipëtare, në Shqipëri, Kosovë etj, vetëidentifikohen si turkofil, propagandues të islamit
radikal-vehabizmit, duke shpifur shkrime në portale, gazeta dhe rrjete sociale. Qëllimi i
shkrimeve të tilla është kërcënimi serioz, nxitja e akteve terroriste dhe kryerja e akteve terroriste
islamike kundër Skender Jasharit; si dhe veprimi i agjentëve të Serbisë kundër Skender Jasharit
siç vepruan agjentët islamik të Serbisë me porosi të Serbisë, me rastin e tentim-kidnapimit dhe
tentim-vrasjes të 27.05.2009, duke akuzuar pastaj vetëm terrorizmin islamik e jo terrorizmin
islamik të dirigjuar nga Serbia.
Pasojat tashmë shihen, qindëra e mijëra
kërcënime përmes mjeteve të
komunikimit, përcjellje dhe kërcënime
në vende publike etj.
Agjentët islamik të Serbisë, në
kuadër të portaleve dhe gazetave të
caktuara, kanë fyer, shpifur, kërcënuar
dhe akuzuar Skender Jasharin, si në
titujt:”Facebook-u mbron faqen
ekstremiste Feja e Shqiptarit eshte
Europa dhe Skender Jasharin” apo
“Skënder Jashari, katoliku i Kosovës
që imiton terroristin në Zelandën e
Re!” apo ” Katoliku fashist GjergjFoto 1. Kërcënimi i njërzëve të Serbisë duke hapur adresa false.
4
Skender Jashari sulmon rolin e hoxhallarëve në Luginën e Presheves” apo “ Islamofobi
Gjergj-Skënder Jashari sulmon përsëri: Harruam Europën, për çallmen osmano-islame!”
Sikur Qeveria e Serbisë reagoi ashpër me rastin e lirimit të Skender e Valon Jasharit në
Grupin e Dobrosinit, duke e quajtur vendim-gjykim skandaloz :” SKANDALOZNA ODLUKA:
Osnovni sud u Gnjilanu oslobodio svih deset pripadnika tzv. Dobrosinske grupe optužene za
terorizam”,2
të njejtin reagim e shohim edhe në shkrimin e titulluar nga agjentët islamik të
Serbisë:” Facebook-u mbron faqen ekstremiste Feja e Shqiptarit eshte Europa dhe Skender
Jasharin”, ku mbi fotografinë e Skender Jasharit, i armatosur me armë anti-tank, shkruhet
:”Ekstremisti katolik Skender Jashari duke demostruar aftesite e tij terroriste me nje kundra


tank dhe duke i treguar autoriteteve kosovare qe ai thyen kodin penal te Kosoves duke mbajtur arme pa leje.!”
Foto 2. Akuza të reja mediatike të publikuara nga portale dhe gazeta që propagandojnë terrorizmin islamik-shihen që akuzat e
tilla janë të njejta me akuzat që Serbia dhe Fraksioni politiko-kriminal i Eulex-it( me dëshmitarë të fshehtë të