Si të na zërë gjumi brenda një minuti

04.08.2016 16:41:00

Keni probleme me gjumin? Mbyllni sytë por nuk mund të fleni? Kaloni orë të tëra duke u munduar të bëni një sy gjumë? Nëse po, ky është një artikull për ty!

Do ju prezantojmë me metodën ‘4-7-8’, gjithçka që duhet të bëni është:

  1. Të merrni frymë qetë për 4 sekonda,

2. Të mbani frymën për 7 sekonda, dhe

3. Të nxerrni frymën ngadalë për 8 sekonda.

Është vërtetë e thjeshtë, por çuditërisht kjo metodë funksionon.

Si funksionon

Kjo është çka ne mësuam rreth mënyrës se si kjo teknikë funksionon. Kur jeni i stresuar ose i shqetësuar, sasia e adrenalinës në gjak rritet, dhe frymëmarrja bëhet më e shpejtë. Ky ushtrim i frymëmarrjes përdoret si një lloj qetësuesi. Duke e ngadalësuar procesin e frymëmarrjes, ngadalësoon edhe rrahjet e zemrës, duke na qetësuar psiqikisht.

 

I njëjti ushtrim na ndihmon edhe të qetësojmë mendjen, sepse na detyron të koncentrohemi tërësisht në frymëmarrje. Ndoshta nuk e kuptoni, por kur fokusohemi tek frymëmarrja dhe numërimi, aktiviteti i gjithë sistemit nervor qendror ulet dhe ndjenja e ankthit gradualisht zhduket. Secili neurolog mund ta konfirmojë këtë.

Rezultati është se i gjithë trupi relaksohet. Në termin e shpejtësisë dhe forcës së efektit fizik, ushtrimi është i ngjajshëm me anestezikët. Është hetuar ngadoktori i mjeksisë në Harvard Andrew Weil, i cili zbuloi se metoda ‘4-7-8’ është përdorur për shekuj me radhë nga indianët. Ata e përdorin për meditim që të fitojnë nivel të lartë të relaksimit. Kjo metodë është plotësisht e padëmshme.

Si mund të jetë funksioale, veqanërisht për ty

Nëse ushtrimi e ka të njejtin effekt tek ju siq e kishte tek unë, do të ndihmojë të fleni më shumë, më shpejtë, dhe në ç’do llojë situate. Nëse gjatë natës ju del gjumi atëherë përdoreni këtë teknikë, do ju ndihmojë. Gjithashtu ushtrimi gjenë përdorim edhe në rastet kur jeni përballë një situate nervoze ose para një eventi të madh. Metoda ‘4-7-8’ është e garantuar të ju japë relaksimin për të cilin keni nevojë./fokusi.org