Si të zgjedhim shalqirin e duhur, këshilla nga një fermer

01.08.2016 14:50:31

Cili nga ne nuk i pëlqen shalqinjtë? Shumë njerëz janë të fiksuar pas shijes freskuese të këtij fruti. Ne mendojmë se të blesh një shalqi të ëmbël, të lëngshëm, plotësisht të pjekur dhe të shijshëm është punë e fatit. Por nëse fokusohemi te disa detaje, ne mund të dallojmë nëse shaqliri është i pjekur akoma pa e prerë atë.

Sot do të shpërndajmë disa këshilla nga fermerët profesionistë të cilët do ju ndihmojnë në zgjedhjen e shalqirit më të mirë ndonjëherë.

Kërko për pjesën e verdhë

bos

Pjesa e bardhë është ajo pjesë në të cilën shaqliri ka qëndruar në tokë gjatë pjekjes. Tek shalqinjtë e pjekur këtë pjesë e hasim me ngjyrë të verdhë e ndonjëher edhe portokalli, por jo plotësisht të bardhë.

Kërko për “rrjetat”

bos2

Rrjetat e paraqitura në foto, janë shenja të lëna nga polenizimi i bletëve. Sa më e polenizuar të ketë qenë lulja, aq më i ëmbël do jetë shalqiri.

Shalqinjtë “djem” dhe “vajza”

ddhv

Shumë nga ne nuk e dinë se fermerët i ndajnë shalqinjtë në gjini. Për shembull “djemtë” janë më të mëdhenjë, kanë formë më të zgjatur dhe janë më të lëngshëm, ndërsa “vajzat” janë më të vegjël, kanë formë më të rrumbullakët dhe janë më të ëmbël.

Kushtoi vëmendje madhësisë

bos3

Nuk është e këshillueshme të marrmin shalqinjtë më të vegjël ose më të mëdhenjë. Duhet të zgjedhim një shalqi të madhësisë mesatare. Dhe pa marrë parasysh nëse shalqiri është i madh ose i vogël, ai duhet të jetë më i rëndë se që duket.

Inspekto bishtin

bishti

Një bisht i tharë është shenjë e një shalqiri të pjekur. Gjithësesi, nëse bishti është i gjelbërt, do të thotë se shalqiri është vjelur së fundmi dhe ka më shumë mundësi të jetë më i papjekur./përktheu: fokusi.org