Si t’i identifikoni preparatet e mira për flokë?

27.08.2018 13:03:32

Kur të mësoni se cilat produkte zbusin dhe ushqejnë flokët dhe cilat i thajnë dhe i dëmtojnë, do të jeni një hap afër t’i keni flokët që i dëshironi.

Cilët përbërës duhet t’i kërkoni në produktet për kujdesin e flokëve?

Balsamet hidratuese

Zgjidhni balsam me këta përbërës të cilët u ndihmojnë flokëve që të mbajnë lagështinë: Glicerinë, Glicerilstearat, Propilen glikol, Natrium laktat, Natrium PCA, transmeton Telegrafi.

Disa alkoole

Alkoolet e yndyrshme janë të mira për kaçurrela. Ato alkoole fillojnë me shkronjë “C” ose “S”. Ceearil alkooli, Cetil Alkooli, Stearil alkooli.

Niveli i ulët i pH-së

Nëse keni flokë të thatë, kërkoni shampo, balsame, xhele, shkumë dhe tretmanë të cilat theksojnë nivelin e ulët pH në etiketat e tyre. Ato do të mbajnë lagështinë në flokë. Gjithashtu, kërkoni produkte në të cilat theksohet “hidraton intensivisht”, “kundër plakjes”, ose “mbrojtje nga nxehtësia.

Vajrat

Produktet me vajra ushqyese janë të mira për kthimin e lagështisë në flokë. Vaji i avokados, arganit dhe vaji i ullirit janë të mirë për hidratimin e flokëve të thatë.