Si u bë pluhur ndërtesa e xhamtë pranë Arenës Kombëtare, pronë e emrit të njohur për policinë

12.07.2019 18:09:33

Policia bashkiake shembi sot godina katër katëshe prej xhami pranë Arenës Kombëtare. Godina shërbente si një qendër biznesi, ndërsa pronar i saj është Ervis Martini, një emër i njohur për policinë dhe drejtësinë.

“Çibani i fundit! Ikën ngrehina e mbetur nga aksi qëndror i Tiranës për ta hapur plotësisht Sheshin Italia për Arenën Kombëtare. Shpronësim për ata me leje, prishje për të fortët që shtuan katet pa leje në kohë të Lulit e Kunatit famëkeq”, shkruante Veliaj në FB.

Ervis Martini është një i emër i njohur për policinë dhe për drejtësinë  në vend. I njohur si pronar i disa bizneseve kryesisht në fushën e lojërave të fatit. Ka qenë i dënuar me burg dhe emri i tij ka dalë edhe në dosjen “Shullazi”. Martini mbeti i plagosur nga ngjarja e famshme në Bllok në tetor të vitit të kaluar, si pasojë e një sherri mes bandave ku mbeti i vrarë  Fabiol Gaxha.