Sigal Prishtina – KB Trepça, merret vendimi përfundimtar

23.12.2016 16:51:36

Sfida mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës do të zhvillohet pa shikues.

Ky është vendimi i fundit që konfirmohet për gazetën nga zyrtari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Leart Hoxha.

“Ndeshja do të luhet pa shikues. Sigal Prishtina ka dërguar në FBK dy dokumente: Vërtetimin se sallën në Ferizaj e ka siguruar për zhvillim të ndeshjes pa shikues dhe vërtetimin e drejtorisë së palestrës, që e kanë lëshuar sallën pa shikues për këtë ndeshje”, deklaroi Hoxha për “GazetaOlle.com”.