Sigurisht e shtyni alarmin në mëngjes për ‘edhe një sy gjumë’, por…

21.01.2017 23:58:15

Nëse e shtyni alarmin edhe për një sy gjumë atëherë mund të ndodh që kur të largoheni nga shtrati të ndiheni më të lodhur sesa sikur të ishit zgjuar menjëherë.

Shpenzimet e disa minutave më shumë në gjumë mund të duket si një mënyrë e mirë për të rritur nivelin tuaj të energjisë dhe të përgatiteni për ditën që ju pret.

Por, koha midis alarmave është aq e vogel sa nuk ju lejon të bini përsëri në gjumë të thellë – e nevojshme për të marrë përfitimet energjike, thonë shkencëtarët.

Dhe kjo mund të bëjë që të ndiheni më të plogësht atë mëngjes sesa mëngjeset tjetër. Kjo ndodh për shkak se mungon rutina e trurit tuaj për t’u zgjuar gjithmonë në të njëjtën kohë dhe alarmi është diçka shumë “konfuze”, transmeton lajmi.net

Sipas Dan Ariely, nëse dita juaj fillon në 7 të mëngjesit sigurisht alarmi juaj është i caktuar në 6:40 ose më herët, ndërsa njerëzit zakonisht e shtyjnë atë deri në 7 ose 7 e 15 edhe për një sy gjumë.

Kjo mund të bëhet një shprehi e përsëritshme çdo ditë dhe kështu të ndjeheni më të lodhur gjatë gjithë ditës. Prandaj, bëni mirë që të zgjoheni po sa të cingrroj alarmi.

Vlen të theksohet se kohëzgjatja më e mirë e gjumit është më shumë se 7 dhe më pak se 9 orë. Gjatë shekullit të fundit, kjo mesatare ka rënë – duke i’a lënë fajin të jetuarit modern.