Sigurohen 15 ton ushqime për bagëtinë për vendet e përmbytura

22.08.2016 14:39:49

Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) bën të ditur se ka siguruar donacione prej 15 mij kilogram ushqime për bagëtinë e mbijetuar në rajonet e përmbytura të Shkupit.

Ky ushqim do të shpërndahet te blegtorët në bazë të të dhënave të marra nga tereni për numrin e bagëtive të mbetura.

Aksioni për sigurimn e donacioneve të ushqimeve për bagëti është realizuar në bashkëpunim me Agjencinë për mbështetje të zhvillimit të bujqësisë.