Simboli i zemrës në qiellin e Kosovës

11.04.2020 12:10:21

Me kërkesë të pilotit dhe me miratim të kontrollorit të trafikut ajror, aeroplani i kompanisë Chair në linjën Cyrih-Prishtinë bëri simbolin e zemrës në qiellin e Kosovës si shenjë përkrahjeje për vendin tonë në këto momente të vështira, si rrjedhojë e virusit Covid-19.

Me këtë rast, ASHNA, uron që së shpejti në njërin nga këta aeroplanë që po vijnë në Kosovë, të vijë edhe vaksina e ilaçet për të mposhtur koronavirusi.

Ndryshe, ASHNA dhe personeli i saj, Kontrollorët e Trafikut Ajror, Inxhinierët e pajisjeve aeronautike, Meteorologët aeronautikë dhe Zyrtarët e Informacionit Aeronautik vazhdojnë të ofrojnë shërbimet e tyre për të mbajtur hapur të vetmen portë të Kosovës me botën.