Simeone te Real Madridi asnjëherë, Barcelona opsion i mirë

22.03.2017 11:44:12

Menaxheri i Atletico Madrid, Diego Simeone ka marrë pjesë në një emision për “El Transistor” ku ka diskutuar edhe për të ardhmen e tij.

Simeone ka deklaruar që e kaluara dhe e tashmja e tij nuk e lejojnë që ndonjëherë të bëhet menaxher i klubit tjetër nga Madridi. Por, Diego ka cekur edhe faktin që nuk do të refuzonte ofertat e një klubi tjetër nga Spanja.

Barcelona pas këtij sezoni do të jetë pa Luis Enriquen dhe kështu Simeone mund të jetë një mundësi për të zëvendësuar spanjollin.