Simiq: Në një qeveri të tillë ne nuk mund të rikthehemi

04.04.2018 14:18:19

Igor Simiq nga Lista Serbe ka komentuar ngjarjet e fundit politike në Kosovë që nga largimi i tyre nga qeveria gjatë një interviste dhënë për B92.

“Ajo çfarë Lista Serbe mendon për qeverinë që është në pushtet në Prishtinë, e kemi thënë me daljen tonë, kurse rikthimi ynë nuk është shqyrtuar për asnjë moment”, ka shtuar ai.

Deputeti i Listës Serbe ka reaguar pas deklaratave të deputetit nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi i cili ka thënë se përfaqësuesit e serbëve do të rikthehen në qeveri, pas shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.

“Qëndrimi që është shfaqur ndaj popullit serbë dhe përfaqësuesve të serbëve atë ditë në pjesën veriore të Mitrovicës, është tregues i gjithë qeverisë ndaj Listës Serbe dhe të serbëve. Në një qeveri të tillë ne nuk mund të rikthehemi”, ka shtuar Simiq.