Simiq: Rrënimi i murit tregon se serbët e veriut kanë shkallë të lartë të tolerancës

05.02.2017 16:42:49

Kryetari i Grupit Parlamentar të Listës Serbë në Kuvendin e Kosovës, Slavko Simiq ka deklaruar se serbët në Kosovë e kanë vetëm një interes, për të imponuar idenë e paqes dhe bashkëjetesës.

Ai ka potencuar se rasti i murit ka treguar edhe njëherë se serbët e veriut të Mitrovicës, kanë një shkallë të lartë të tolerancës, transmeton lajmi.net

Ai u ka bërë thirrje institucioneve nga Prishtina Zyrtare që të shfaqin interes për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.