Simiq takohet me kongresistët amerikanë që po qëndrojnë në Kosovë

19.02.2017 19:35:01

Shefi i deputetëve të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Sllavko Simiq, është takuar sot me një delegacion të kongresmenëve amerikanë që po qëndrojnë në Kosovë.

Siç raporton Tanjug, Simiq me ta ka biseduar me pozitën e serbëve në Kosovë.

Sipas një njoftimi nga Lista Serbe, kongresmenëve amerikanë u ka interesuar “pozita e serbëve në aspektin politik, ekonomik dhe në atë të sigurisë”.

Kongresmenët Peter Roskam dhe David Price, gjatë ditës janë takuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dhe zyrtarë tjerë të politikës në Kosovë.