Simptomat e koronaviruesit mund të dallojnë nga përsoni në person

Simptomat e koronaviruesit mund të dallojnë nga përsoni në person

31.03.2020 07:43:03

“Në përgjithësi, tek viruset e frymëmarrjes, rezultati i infeksionit – pavarësisht nëse sëmureni rëndë ose merrni vetëm një ftohje të lehtë – ndonjëherë mund të përcaktohet nga sasia e virusit të futur në trupin tuaj dhe intensiteti i infeksionit”, thotë profesori Wendy Barclay, një ekspert i sëmundjeve infektive në Imperial College London, shkruan Daily Mail

Një person i infektuar në mënyrë indirekte, praktikisht duke prekur ndonjë dorezë dere përfundimisht mund të përfundojë me simptoma më të lehta se sa dikush që qëndron në kollën e një personi të infektuar, thonë ekspertët.

“Ka të bëjë me madhësinë e ushtrive në secilën anë të betejës, një ushtri shumë e madhe e viruseve është e vështirë për ushtrinë e sistemit tonë imunitar ta luftojë”, shton tutje profesor Barclay.

Daily Mail bën të ditur se mënyra se si viruset i sëmurin njerëzit është duke shumëzuar me shpejtësi një herë brenda trupit dhe duke u ngritur në një numër të madh, sa trupi kërkon javë me radhë për t’i shkatërruar të gjithë.

Ky proces është i pashmangshëm pasi një person preket nga ndonjë infeksion, por është e mundur që njerëzit së pari të sëmuren vetëm me një dozë të vogël të një virusi.

Tabloidi britanik thotë se punonjësit shëndetësor kanë më shumë të ngjarë të sëmuren seriozisht nëse infektohen me sëmundje virale.