Sinan Kastrati: Çlirimtarët

13.01.2018 12:21:45

Edhe pse e vjedha këtë titull nga një gazetar i njohur shqiptar, Mero Baze, u cjella e u pshtjella nuk gjeta shprehje më të mirë se sa kjo dhe hiç s`po ja ndërroj vendin.

Megjithate, unë u bâna burrë e kallxova drejt ndërsa profesorët e fakulteteve (disa po kopjojnë mendime nga librat e gazetat e huaja e po bëhen alamet shkenctarë) e politikanët, po na vjedhin edhe të ardhmen e fëmijëv tanë e nuk po kallxojnë, derisa “po zihen me kapresh për dore” se tjetër nuk kanë çka marrin veç ne marrshin “sugjukin” e langojëve e zagarëve.

Disa herë jam kritikuar nga disa kalemgjinj pse po e futi fjalën  ” çlirimtarë”, “çlirim”, “luftë”, “hero”, “veteran” etj. në thonjëza kur kam folur e shkruajtur për “luftën” e fundit, 1998, 1999.

Po si ta quaj ndryshe kur për ata që flas e shkruaj, jo ushtarët dhe kurrsesi për Familjene e Mixhës Shaban, djemëve, Hamzës e Ademit dhe shumë të tjerëve që e ujitën tokën me gjak e shkuan me nder, por për të ashtuaquajturit kamandantë e shtabin e tyre. Këta kanë luftuar në thonjëza.

A s`është kështu?

A ka thënë Hashim Thaqi, “kam qenë larg frontit të luftës” dhe kam “luftua”.  Pra, jashtë dhe mjeteve të informimit të huaja, u flet ndryshe kurse brenda flet ndryshe.

Deri kur do ti mshef Hashimi këmbët e gjarpërit?

-Deri në ditën e Sulltan Nevruzit?

Diçka më i “kujdeshëm” është Kadri Veseli edhe pse edhe ai ka fillua ta humb durimin duke iu thënë deputetëve “Ma hangshi … “, “Kam me ju rras SHIK” etj.

Me Ramushin kryeministër”!, “Ramush jip dorëheqje”!

Ajo që e karakterizoj javën që e po e lëmë pas ishte pikërisht një emision në TV-Klan-it të Baton Haxhiut me një të burgosur, Shkumbin Mehmeti. Është shumë interesant se pse bash tash kur kemi shumë “varrë të pambyllura”, siq është demarkacioni, pastaj gjykata speciale, asociacioni i komunave serbe, na del edhe kjo “e papritur”. Si duket Kosovën duan ta bëjnë me shtatë varrë, si Gjergj Elez Alinë.

Që të mos ndalem te “Shkumbini”, sepse ai thot ato që fliteshin “vesh më vesh” në popull për të vrarët dhe porositësit e vrasësve, si vëllezërit Haradinaj (Ramushin e Dautin), vëllezërit Kelmendi (Ibrahimin e Qerimin) dhe të vrarët, Tahir Zemajn, Sebahate Tolajn, Enver Malokun etj. në asnjë vend nuk i përmend Hashimin, Kadri Veselin, Xhavit Halitin, Rexhep e Sylejman Selimin, Sami Lushtakun, Sokol Bashotën, Sabit Gecin, Fatmir Limën … sikur don ti “amnistoj” ata që dorën në zemër janë  si “Sheh Miza”, pa asnjë “shibel”.

Një tjetër “muhalife” që e lexova në shtypin tonë ishte edhe Donika Kada-Bujupi, deputetja më zhurmaxhi e cila kërkon dorëheqjen e Ramush Haradinajt.

Kjo Donika, e cila s`ka kurrfar morali në politikë, bashkë me disa të tjera, Ganja, Gaxherri etj. ishte më e zëshmja viteve të fundit me parullën: Me Ramushin kryeministër”!

Tash, Donika, stafetën ia ka dorëzua Time Kadrisë.

Dua ta përshëndes edhe “shokun Albin” me “Grusht”!

Kur është në pyetje, vendi i kryetarit të një partie apo në një institucion, as “vetëvendosje” nuk ndryshon nga partitë tjera. Edhe Albini është një produkt i dalë nga mbeturinar sllavo-komuniste dhe partia apo “lëvizja” qysh kanë qef ata me i thënë, nuk dallon nga partitë ekstreme të majta dhe shumë të rrezikshme.

Për një “m…t” të një gruaje nga Vushtrria, vetëvendosje don me u nda ne dy apo tre grupe dhe ate, vetëm “sebepi” i një “m …”.

Çka do të ndodhte sikur në vetëvendosje të kishte ndodhur sikur në pdk-në e Hashim Thaqit? Ata kanë luajtur K… edhe me amerikanët dhe janë mirë boll. Kudo janë ata, si hithat.

Të gjithë menduam se kur u zgjodh Visari, “vizionari”, Albini tregoj se aty ka “demokraci”, ani pse s`kish kundërkandidat.

Edhe kjo ndodh në Kosovë. Në Rusi pritet që Putini të rikandidohet për president të Rusisë sepse ia lejon kushtetuta ruse. Sa herë ti teket e ndryshon nga një “nen”.

Në Kosovë në kohën e Titos, më kujtohet një shprehje, për “Sugjukin e Prizrenit”, “Ndrroja emrin  e ngritja çmimn”, përdorej për ndonjë sugjuk të ndonjë qyteti tjetër që nuk shitej. E sugjuki i Prizrenit, shitej si krypa.

Isha duke lexuar një shkrim për Sokratin nga studjues shqiptar (A. Musa) dhe ma muar mendja se më hyn në punë edhe mua, por për politikanët tanë që e kanë helmua Ajrin e Ujin.

“me epshin e tyre kanë helmuar ujin e shenjtë dhe kur ëndrrat e tyre të ndyra i quajtën gëzim, edhe fjalët i helmuan.”

Ja kështu Sokrati i cili kishte ndjekur disa mësime të shkurtra, të sofistëve të asaj kohe, kishte kapur ajrin e rrallë që ishte në një lartësi të pa përshtatshëm për të, ishte ajër i rrallë i cili ia helmoj mushkëritë e tij. Dhe helmi i tij u përhap përmes të folurit, në mes të Athinës, në Agora. Nietzsche me sy shqiponje e pa këtë helmim dhe gjeti mënyrën se si t’i shmangej këtij helmimi:

“Jeta është burim gëzimi; por, atje ku pinë plebenjtë, i helmojnë të gjitha puset.”

Edhe ne shqiptarët kemi pasur sofistë, Marin Barletin (apo Bardhecin”, Marin Becikemin …. )

Çka do të ndodh javëve të ardhshme në Kosovë?

Edhe për këtë do të dëgjojmë ndonjë “aforizmë” nga kush tjetër, pos Ramushit, “Veç mu tek, mi ja rrit rrogën vetit (shën. i aut.).

Ishalla nuk i l`shon Zoti se politikanët tanë, qysh e kanë marrë me yrysh, edhe ajrin kanë me na ndalur e kajmet ka me u bâ.

Malmö