Sinan Kastrati: Në kujtim të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

11.12.2017 14:45:54

Hartimi i Drejtshkrimit të gjuhës shqipe” si kurorëzim i një procesit ë gjatë e të ndërlikuar të kristalizimit të strukturës fonetike, ramatikore, fjalëformuese e leksikore të gjuhës sonë letrare kombëtare dhe si mishërim i i vendimeve e i frymëssë Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, hapi rrugën edhe për hartimin e Fjalorit drejtshkrimor të ghuhës shqipe” (Nga parathënia e Fjalorit Drejtshkrimor të Gjuhës Shqipe, fq, faqja e parë)

Të hënen më 20 Nëntor 2017, Kongresi i Drejtshkrimit mbush 45 vjet. U burrërua por nuk do të plaket kurrë.

Kongresi i Drejtshkrimit u mbajt në Tiranë, më 20 deri më 25 Nëntor 1972, në sallën ku tash i mban mbledhjet Kuvendi i Shqipërisë.

Ngjarja më e madhe letrare, kulturore edhe kombëtare e gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, ishte Kongresi i Drejtshkrimit.

Pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, fitorja më e madhe është mbajtja e Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, në kryqytetin e Shqipërisë, në Tiranë.

Sot kemi edhe qendra të tjera univerzitare e kulturore, si Prishtinën e Tetovën, do të dëshiroja të them edhe Shkupi, Presheva, Preveza, Ulqini që gjuha shqipe flitët e shkruhët në shumë institucione të administratës e me Radio e Televizione në gjuhën shqipe, falë Kongresit të Drejtshkrimit dhe atyre burrave që morën pjesë

Pakë fakte e histori

Në Kongresin e Drejtshkrimit morën pjesë  87 delegatë. 87 delegatë nga trojet shqiptare, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, arbëreshë nga Italia, kryesisht mësues, gjuhtarë, letrarë, hishtorianë, shkenctarë me tituj shkencorë profesorë e doktorë të shkencave që kishin dhënë një kontribut shumë të madhë në fushën e gjuhësisë, të letërsisë, të kulturës e të traditës shqiptare, historisë dhe përgjithësisht Albanalogjisë.

Kongesit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe i kishin pri Kongresi i Alfabetit që ishte mbajtur në Manastir (Maqedoni), më 1908, Komisija Letrare, Shkodër 1917 dhe Konsulta e Prishtinës, më 1968.

 Konsulta e Prishtinës

Në një emision televiziv në RTSH kushtuar kësaj date më të rëndësishmet për Gjuhën Shqipe, e ku ishin dy nga pjesmarrësit, profesorët e nderuar Emil Lafe dhe Xhevat Lloshi, thanë këto fjalë për Konsultën e Prishtinës dhe intelektualët, profesorët dhe patriotët shqiptarë nga Kosova: ”Profesorët nga Prishtina, projekt rezolutën e Kongresit e pranuan pa asnjë ndryshim dhe kjo ishte çudi për neve profesorëve në Tiranë se si profesorët shqiptarë, të prirë nga Idriz Ajeti (shën. imi) kishin dëshirë por edhe guxim ta bënin një gjë aq të madhe dhe vazhdojnë debatin duke thënë se Gjuha Shqipe kërcnohej nga gjuhët sllave, kryesisht nga serbishtja dhe rrezikohej edhe vetë qenia e të qenit shqiptar në Kosovë.

Ata tashmë (serbët dhe sllavët) e kishin ndarë ndarë gjuhën shqipe në ”Allbanski jezik”, që flitej në Shqipëri dhe ”Shiptarski” apo ”shiftarski” që duhëj sipas tyre të flitej në Kosovë.

Në këtë gjendje që ishte Kosova po edhe viset tjera shqiptare, patjetër duhej vënë në lëvizje rrota (e historisë) për të zënë e ecur me popujt e kulturaruar dhe gjuhët e tyre, si një gjuhë, gjuhë të vetme që do të flitej në administratë, nëpër shkolla e mjete të informimit sidomos në Radio e Televizion që ende kanë fuqinë më të madhe të të shikuarit.

Në ditët e sodit ka përpjekje që disa intelektualë të Veriur dhe në Kosovë duan që të na ndajnë gjuhën në Gegë-rishte duke u thurrur nga tradita e lashtë, padyshim e pasur e shkrimtarëve dhe veprave të tyre që nga Buzuki, Budi, Bardhi e më vonë te Fishta dhe se gjoja dialektit gegë iu ka bë me hile, nga toskët dhe jugu, prej nga ishte edhe Enver Hoxha, Eqrem, Çabej e ndonjë tjetër, për të cilin thuhët se pa nëshkrimin e Çabejit, Enveri nuk do të lejonte as të mbahej Kongresi .

Në mungesë të literaturës së nevojshme nuk mund të jam i sigurtë por sipas gjuhtarëve në zë, kosovarishta nuk ishte as dialekt ndërsa sot disa intelektualë të mesëm, në Kosovë e në Shqipërinë e Veriut, bëjnë zhurëm për një gjuhë të re, gjuhën Kosovare dhe kombin kosovar.

Dëm të madhë e përqarje po bëjnë edhe disa portale e sidomos disa televizione që tash kanë mbi si këpurdhat pas shiut. Ata e ato nuk e flasin e as nuk e shkruajnë gjuhën shqipe, gjuhën standarde apo siq njihët ndryshe, si gjuhë letrare (gjuhë e letërsisë).

Një pyetje për të gjithë ata që duan të kenë më shumë se një gjuhë letrare: A do të ishte e ndershme që në monedhat shqiptare të shkruhej edhe ”gegërisht” edhe ”toskërisht”  ?

Si do të përfaqësohej gjuha shqipe, kultuara … e historia në arenën ndërkombëtare, në OKB-në etj. Me dy ”gjuhë” e me më shumë dialekte të shqipës ?

  Nuk kishte dialekt të kosovarishtës, e tash edhe gjuhë e komb duan.

Disa nga pjesmarrësit e Kongresit pata fatin ti takoj e ti kam edhe profesorë në Prishtinë ndërsa disa të tjerë, nga Shqiperia, gjithashtua pata fatin e madhë e isha në ligjëratat që ata vinin dhe i mbanin në UP-në e Prishtinës. Ata ishin pishtarët e shkencës së ardhshme shqiptare. Mbaj mend e nuk e harroj Shaban Demiraj, Mahir Domin, Emil Lafen … dhe shkrimtarët Dritëro Agollin, Shefqet Musarajn e ndonjë tjetër.

Nga Kosova ishin : Prof. Idriz Ajeti, Dekan i Fakultetit Filozofik, Prishtinë , Besim Bokshi, pedagog i gjuhës shqipe në SHLP-në e Gjakovës, Dr. Rexhep Qosja, Drejtor i Institutit Albanologjik, Prishtinë,  Ahmet Kelmendi, Pedagog i gjuhës shqipe në Shkollën e Lartë Pedagogjike, Prishtinë Ajet Bytyçi, Pedagog i gjuhës shqipe në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prizren, Isa Bajçinca, Pedagog i gjuhës shqipe në Fakultetin Filozofik në Prishtinë Ismail Bajra, Drejtor i NGBG “Rilindja”, Prishtinë.

Isa vdiq para dy vite e shumica e delegatëve të tjerë kanë vdekur por ata nuk do të harrohen për kontributin që dhanë në Drejtshkrimin e më vonë edhe në hartimin e fjalorëve, gramatikave e librave të tjera që ne sot i përdorim.

  A flitët dhe a shkruhët gjuha shqipe sipas rregullave të drejtshkrimit?

Qeveria e Kosovës ka blerë librat e bardhyl mahmutit ndërsa jo edhe fjalorët ose së pakut fjalorin drejtshkrimor, Drejtshkrimin dhe shenjat e pikësimit të gjuhës shqipe.

Do të duhej të ishte e obligueshme dhe me ligj që në çdo zyre të administratës në Kosovë, cdo ministër, deputet e nëpunës të kishte Drejtshkrimin e Gjuhës Shqipe, Fjalorin Drejtshkrimior dhe Shenjat e pikësimit e jo librat e bardhyl Mahmutit.

Në Francë nëse një nëpunës e shkruan e shkruan një fjalë gabimisht, ai nëpunës dënohet (sipas Xh. Lloshit, akademik dhe pjesmarrës i Kongresit).

Dua të besoj se në në të ardhmen Gjuha Shqipe të flitët e të shkruhët sipas rregullave e normavet ë Kongresit të Gjuhës Shqipe, të vitit 1972.

 

Sinan Kastrati, Suedi

Malmö, 17 Nëntor 2017