Sindikata e Arsimit e Shqipërisë mbështet grevën e mësimdhënësve në Kosovë

18.01.2019 21:54:37

Mësimdhënësit thonë se e meritojnë koeficientin që e kërkojnë dhe se nuk e ndalin grevën.

E në këtë drejtim kryesindikalisti Rrahman Jasharaj, që erdhi t’i vizitojë të premten në ditën e pestë të grevës, u zotohet para tyre se kësaj rruge do t’i shkohet deri në fund, njofton Klan Kosova.

Kurajë këta mësimdhënës morën edhe nga një kryesindikalist tjetër i arsimit Nevruz Kaptelli, që erdhi enkas për këtë punë nga Shqipëria.