Sindikatat e transportit hekurudhor në Maqedoni kërcënojnë me grevë

23.08.2016 15:10:38

Katër sindikatat e transportit hekurudhor të Maqedonisë sot kanë paralajmëruar aktivizimin e grevës këtë të premte, nëse udhëheqësia nuk e respekton ujdinë.

Nga ana tjetër, drejtori i transportit hekurudhor, Nikolla Kostov ka konfirmuar për agjencinë e lameve AIM se sot do t’i takojë përfaqësuesit e sindikatave, për të biseduar rreth pagave.

Sipas njoftimit të sindikalistëve, më 27 korrik u arrit një ujdi për të mos mbajtur grevë dhe se deri më 25 gusht të paguhet pjesa tjetër e rrogave, si edhe të paguhen shpërblimet për të punësuarit të cilët i plotësojnë kushtet sipas rregullave të Marrëveshjes kolektive, si edhe të shqyrtohen dënimet dhe sanksionet ndaj një pjese të të punësuarve.