Sipas ekspertëve, territori i Kosovës vështirë i matshëm

25.12.2016 21:26:21

Objektivat e kryeministrit, Isa Mustafa, për matjen e territorit të vendit, dikush po mendon se vështirë do të arrihen.

Madje profesori i Hartografisë, Florim Isufi, ka dyshime nëse do të japin një rezultat të drejt.

Sipas Isufit ekzistojnë dy lloj mënyra që të behët matja e territorit.

Njëra është me matje në terren, derisa tjetra, softuerike me anë të programeve të ndryshme kompjuterike.

E para sipas tij është vështir e realizueshme pasi kërkon staf të madh po edhe kohë të gjatë.

Veç kësaj, Isufi vlerëson se edhe vendosja e pikave nëpër brezin kufitar me Serbinë do të ishte çështje problematike kur merren parasysh problemet kufitare që Kosova ka me shtetin fqinjë.

E profesori që ka përvojë të gjatë në matje kadastrale thotë se as opsioni i dytë nuk sjelle një rezultat të kënaqshëm.