Sipas Gashit ekspertiza e mjekëve të familjes, thotë se Astrit Dehari është vrarë (Video)

16.12.2016 14:49:14

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka thënë se ekspertiza e ekspertëve të pavarur ka konstatuar se Astrit Dehari është vrarë dhe jo vetëvrarë,.

“Ka pasur lëndime në kokë, nofullën e poshtë, në krahun e majtë dhe të gjitha këto kanë qenë lëndime. Në rastin konkret ata kanë konsideruar se kanë të bëjnë me lëndime në anën e djatht të qafës në këndin e nofullës  së poshtme, të gjitha këto kanë qenë me mjete mekanike të mrephta dhe janë konsideruar si lëndime vetëmbrojtje, atëherë përfundimi logjikë është vrasje dhe jo vetëvrasje”, ka thënë Gashi.