Sipas rezultateve, në shumë komuna udhëheq LSDM-ja

15.10.2017 23:02:18

Publikohen rezutlatet e para Sipas rezultateve të para të publikuara në KSHZ kandidatët e LSDM-së udhëheqin në 37 komuna, VMRO-DPMNE 15 dhe BDI në katër komuna.

Pas numërimit të 14.22% të votave, LSDM prin me numër të konsiderueshëm të votave në komunën e Bogdancit, Gjevgjelisë, Kumanovës, Velesit. Në Tetovë, Teuta Arifi kryeson me 29.54% të votave në raport me Bilall Kasamin me 26.52%. Rezultatet preliminare për të gjitha komunat pritet të publikohen në mesnatë.