Sir Alex Ferguson pëson hemorragji në tru, kryen operacion urgjent

05.05.2018 23:14:24

Sir Alex Ferguson, i cili udhëhoqi Manchester Unitedin në fitimin e 38 trofeve gjatë 26 viteve të ngarkuara, ka kryer një operacion urgjent të shtunën për shkak të një hemorragjie në tru.

Në një deklaratë të United thuhet se operacioni “ka shkuar shumë mirë, por ai ka nevojë për një periudhë kujdesi intensiv për të optimizuar shërimin e tij”.

Ferguson, 76 vjeç, u tërhoq si menaxher i United në maj 2013. Ai ishte në Old Trafford të dielën e kaluar, kur ai i paraqiti trajnerit të Arsenal Arsene Wenger një trofe përkujtimor.

Ish-sulmuesi i Manchester United dhe trajneri i Southampton Mark Hughes, i cili fitoi dy tituj të Premier Ligës nën udhëheqjen e Ferguson, tha: “Kam dëgjuar disa pëshpëritje për shëndetin e tij dhe shpresoja se nuk ishte e vërtetë”.