Siri, fillon reduktimi i forcave ushtarake ruse nga konflikti

06.01.2017 13:32:22

Siria ka nisur reduktimin e pranisë së saj ushtarake në Siri. Lajmi bëhet i ditur nga shefi i shtabit të ushtrisë ruse, gjenerali Valery Gerasimov. “Ministria e Mbrojtjes ka nisur reduktimin e grupeve ushtarake në Siri”, – ka shpjeguar gjenerali Gerasimov, duke nënvizuar që vendimi është marrë në 29 dhjetor 2016. Do të fillohet me flotën “Sovetskogo Soyuza Kuznetsov”, kryqëzorin “Pyotr Velikiy” dhe anijet e tjera ushtarake.

“Konform me vendimin e komandantit suprem të shtetit, Vladimir Putin, ministria e Mbrojtjes po fillon të ridimensionojë rigrupimin e forcave të armatosura në Siri”, – shtoi gjenerali rus.

Anijet detare ushtarake do të lënë Mesdheun me radhë nga baza e Flotës së Veriut për në Severokmorsk. Anijet kanë kryer me sukses të gjitha misionet e caktuara dhe tani janë gati “për operacione të tjera”, – nënvizoi ministria.

“Mbështetja që aviacioni rus na ka dhënë, ka qenë vendimtar për fitoret tona, që i kanë hapur rrugën ndalimit të zjarrit dhe ka krijuar kushte për nisjen e një zgjidhjeje politike të krizës siriane”, – ka komentuar shefi i shtabit të ushtrisë siriane, gjenerali Ali Abdullah Ayyoub për “RIA Novosti”.