“Siria dhe Iraku, çështje të rëndësishme për Turqinë dhe Britaninë”

28.01.2017 16:51:01

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pas takimit që realizoi me kryeministren britanike, Theresa May, deklaroi se çështjet e Sirisë dhe Irakut janë shumë të rëndësishme për Turqinë dhe Britaninë e Madhe.

Erdogan, është takuar sot me kryeministren e Britanisë, Theresa May, e cila mëngjesin e sotëm mbërriti në Ankara, një ditë pas vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Theksohet se presidenti i Turqisë u nda i kënaqur nga takimi me May. Presidenti turk tha së në takim është biseduar për bashkëpunimin në fusha të ndryshme, raporton Anadolu Agency.

“Çështjet e Sirisë dhe Irakut janë të një rëndësie të veçantë për Turqinë dhe Britaninë e Madhe. Biseduam edhe për dëshirat tona që bashkëpunimi i Turqisë me forcat e koalicionit të mbështetet në një koncept krejtësisht tjetër”, tha Erdogan.