Sirianët e çliruar nga ISIS-i festojnë në rrugë (Video)

13.08.2016 20:07:01

Qyteti Manxhib është boshatisur nga ata që vritnin e torturonin. Tani aty nuk gjendet asnjë pjesëtarë i organizatës ISIS.

Forcat e Shteti Islamik që këtë qytet sirian e kishin si korridorin kryesor për kalim në Perëndim, u dëbuan nga të ashtuquajturat Forcat Demokratike të Sirisë, transmeton Klan Kosova.

Kështu u liruan rreth dymijë qytetarë që mbaheshin peng, disa nga të cilët u mblodhën në qytet me makina e motoçikleta, e të tjerë me lot gëzimi mallkojnë terroristët.

Në fakt, forcat çlimtare gjetën shumë dëshmi se si u torturuan civilët këtu.

Gjithë ky sukses u kremtua edhe me këngë e vallë, nga ushtarët kurdë, që ishin pjesë e aksionit çlirimtar.