Sistem mobil për inçizim me kamera në Tabanoc

22.07.2016 07:46:01

Në vendkalimin kufitar Tabanoc, sot do të prezantohet projekti ‘Sistem mobil për inçizim me kamera’ me ç’rast do të ndahen materiale edukative-afishe për njohjen e pjesëmarrësve në komunikacion për mënyrën e funksionimit dhe për qëllimet e projektit.

Në prezantim do të marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov, drejtori i Zyrës për Siguri Publike, Gorançe Savovski dhe kryetari i Këshillit Republikan për Siguri të Komunikacionit të Rrugëve, Stojçe Stamenkovski.

Në prezantim do të shënohet edhe fillimi i aksionit parandalues për ndarjen e materialeve edukative për ndikimin e lodhjes dhe vozitjes së shpejtë në sigurinë e komunikacionit në rrugë.