Sistemi kapitalisit në Kosovë , shumë po ngjanë në sistemin skallavopronarë ?!

10.08.2019 15:51:32

Nga Skënder MULLIQI

Koha e verës dhe e pushimeve po kalon ngadalë, por jo edhe vapa afrikane e muajit gusht. Mergimtarët tanë pasi që kishin vizituar vendlindjet e tyre gjithashtu po kthehen aty ku punojnë dhe veprojne .Ardhja e tyre në Kosovë i ka gëzuar shumë kënd , së ata gjithmonë e zgjatën dorën për familjët e tyre në Kosovë, sikurse e zgjatën dorën karshi Atdheut për ta ndihmuar atë, në kohët më të vështira .Sigurisht ata nuk janë të kënaqur më të arriturat e shtetit më të ri në Evropë ,si nuk janë të kënaqur shumica e popullatës , të cilët e kan paramenduar një Kosovë shumë më ndryshe. Në rreshtat e radhës do të përëqendrohem pak në temën e largimit të të rinjeve tanë gjithashtu në botën Perëndimore .Largimi masovik nga Kosova , po ngjanë bukur shumë nese jo nga lufta, si largimet masovike që po ndodhin nga Siria, Afganistani e vendet e tjera të Afrikës.Ky largim po bëhët së ka humbur shumë besmi në këta njerëz të politikës. Ata të cilët po largohen sigurisht së janë hidheruar në vete së këtë punë ,nuk e kan bërë shumë më herët.Secila ditë, secili muaj, dhe secili vit , ka qenë humbje kohe. Nese dikush në vitin 2000 ka qenë 20 vjeq, tash I ka 40 vjeq dhe ku është përspektiva?! Hiq kurrfare.Mu për ate edhe njerëzit po largohen, nuk po presin më .Nuk presin , së kjo pritje po ngjan shumë në thënjën popullore” Prit magar deri sa të delë bar”.Dhe, ky largim tash po e ka një domëthenjë pak më ndryshe.Po largohet rinia për tu mos u kthyer kurrë?! Shumë familjarë , janë të brengosur , dhe nuk po dëshirojnë që fëmijët e tyre të rritën në një mes shoqëror, pa një të ardhme të ndritur.Nuk po dëshirojnë që edhe kjo gjeneratë të pwrjtojnë fatin e shumë gjeneratave ,të cilëve I është mbyllur përspektiva jetësore. Sot , largimet po dallojnë nga e kaluara kur dikush ka mbetur në shtëpi në Kosovë.Po largohen më familje më qëllim të mos kthimit.Sistemi kapitalisit në Kosovë , shumë po ngjanë në sistemin skallavopronarë eksploatues.Njerëz it janë bërë argat I dreqit e të birit .Po largohën masovikisht nga shkaqet ekonomike , por më shumë mendoj unë nga politikat katastrofale të udhehequra gjatë këtyre vitëve. Dallimet shoqërore janë bër të mëdha.Njerëzit e politikës pa asnjë mund , janë pasuruar në pafundësi ,në krahasim më shumicën, e cila po e ka vështirë ti lidhë dy skajët e një muaji! Po I zgjedhin vendet ku pjesën e mbetuar të jetës, ta kalojnë si “njerëz” ,së mjaftë kanë jetuar në sitilin e “shtazëve”. Po zgjedhin të jetojnë në shtetet e zhvilluara, kur vërtetë sundon rendi dhe ligji.Çfare është kjo shoqëri që kohezioni I saj nuk mbeshtetet në drejtësi e në moral? Pozicioni I klasës politike karshi kësaj dukurie është kurrfare ose barazi më zero. Duket së këta udhëheqës të pasluftës , fshehurazi ose edhe haptasi po I gëzohen largimeve masovike nga vendi.Kosova po zbrazët duke mbetur në pleqë dhe plaka.Politikanët e Kosovës në vend që të ofrojnëzgjedhje , po zbrazin akuza karshi atyre që po largohen më etiketime të rënda?Ose kjo gjë mund të jetë një “shegarje “ tjetër e tyre e madhe.Se moti këta janë përshendetur nga përgjegjësia dhe morali.Largimet e tilla do të na kushtojnë si shtete dhe si komb.Dyndjët e tilla demografike shumë vështirë së do të ballansohen më .Vështirë të larguarit të kthehën?E vërteta e largimeve nga Kosova, nuk fshihet më heshtje , as nuk fshihet më propagandime .Me politikat dhe më politikanet çfarë aktualisht I kemi nuk ezkzison shpresa që largimet nga Kosova do të ndalën…Nevoitet qasje shumë pozitive karshi të te gjitha problemeve , dhe karshi zhvillimit të ekonomisë së tregut, që do të hapte shtigje të reja, kështu edhe të mos largimit të rinisë dhe familjeve nga vendi…