Situata me koronavirusin, Kosova siguron 100 mijë doza të vaksinave

28.02.2020 13:13:56

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka raportuar sot para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Ai aty ka thënë se në Kosovë aktualisht nuk është konfirmuar  asnjë rast i Koronavirusit.

“Akoma nuk kemi asnjë rast të identifikuar dhe diagnostikuar me coronavirus në vendin tonë”, ka thënë ai.

Vitia po ashtu ka folur edhe për masat që ka ndërmarrë Kosova për një luftimin efektiv të këtij virusi.

Ka bërë të ditur se ministria ka porositur menjëherë dhe ka siguruar 100 mijë doza të vaksinave.

Po ashtu, ai ka thënë se aktualisht po kryhen edhe kontrolle nga stafi mjekësor në Aeroportin e Prishtinës dhe në pikat kufitare.

“Prishtina fatmirësisht nuk ka linjë ajrore drejtpërdrejtë me Kinën dhe personat që vijnë nga Kina e që janë një numër modest, shfrytëzojnë aeroportin e Stambollit fillimisht ku edhe ju nënshtrohen kontrolleve e pastaj arrijnë në Kosovë”, tha ndër të tjera Vitia.