“S’je italiane, zhduku – s’të do njeri”, masakrohet shqiptarja që sfidon Salvinin në zgjedhje

13.05.2019 17:31:18

Është një arritje e madhe për shqiptaren Gerarta Ballo që të jetë kandidate e Partisë Demokratike në Itali, për zgjedhjet evropiane, ku do të sfidojë liderin e “Lega Nord” dhe njëherësh ministrin e Brendshëm të Italisë, Matteo Salvini.

Por përveç etheve të garës, Ballos i është dashur të përballet me kërcënimet që vijnë nga italianët, të cilët e kanë masakruar në rrjet duke e ofenduar me fjalë raciste dhe duke i kërkuar “të zhduket” në Shqipëri.

Të gjitha komentet janë bërë pas intervistës së saj për një media italiane ku ka drejtuar gishtin ndaj Salvinit, të cilin e këshillon ashtu siç këshillohen fëmijët, të mos qëndrojë gjatë gjithë kohës në rrjetet sociale.

Pas kësaj, militantët e “Lega Nord” i kanë mësyrë Facebook-un duke e “masakruar” me komente negative dhe fjalor fyes.

KOMENTET:

  • “Ia mbathët nga Shqipëria për t’i shpëtuar të majtës, komunizmit e tani që jeni në Itali doni të votoni të majtën. Jeni të çmendur. Veni në punë dhe atë pak tru që ju ka mbetur”, shkruan një qytetar me O.L.
  • “Kjo është një tjetër shërbëtore e false. Shko në vendin tënd të predikosh, e poshtër”, komenton G.B.
  • “Me gjithë respektin, por pse nuk merresh me vendin tënd, shkruan një tjetër. E nuk jam racist ta dish”.
  • “Shko kandido në Tiranë”, “Kthehu në vendin tënd,” Nëse je e zonja shko dhe kandido në Shqipëri”.
  • “Atëherë je shqiptare e me rrënjë myslimane”, shkojnë më tej komentet.
  • “Ti nuk je italiane, kush të kërkoi, kush të do, kush pyet për ty, shko zhduku nuk na hyn në punë”.
  • “Flet për regjimin e egër të komunizmit në vendin tënd e vjen e kandidon me PD që është bija e komunizmit.”

Geri Ballo në një intervistë për RTV Ora ka shprehur motivin e zgjedhjes së saj për të kandiduar me Partinë Demokratike që siç thotë ajo është një forcë politike pranë e në mbrojtje të të drejtave të emigrantëve.