S’ka komb e identitet kosovar, tha Thaçi

19.10.2016 23:52:03

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi  rreth debatit të fundit mbi identitetin kombëtar dhe shtetëror të shqiptarëve duke thënë se -“ka identitet shtetëror të Kosovës,  por nuk ka identitet kosovar”.

Ai tha se ka identitet shtetëror, por  nuk ka identitet kosovar. “Nuk mund të ndërtohet identiteti kosovar”, deklaroi presidenti i Republikës së Kosovës gjatë një interviste në mediat e Tiranës.

Sipas presidentit, shqiptarët duhet të jenë krenarë që kanë dy shtete, raporton lajmi.net.

“Ka pasur edhe tentime të nderohet edhe një identitet jugosllav, por kanë dështuar”, tha ai.

“Por identitet të kombit kosovar  nuk ekziston në kokat e shëndosha as në Kosovë as në Shqipëri”.

Presidenti kritikoi edhe shqiptarët e Shqipërisë, të cilët u referohet shqiptarëve të Kosovës si- kosovarë.

“Kjo duhet të hiqet,  jemi të gjithë shqiptarë”.

Ai deklaroi se ata që pretendojnë ta cenojnë identitetin shqiptar, e kanë gabim./lajmi.net