S’ka kuorum, shtyhet votimi për rezolutën lidhur me kodin telefonik të Kosovës

29.09.2016 14:39:52

Visar Ymeri, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, si iniciues i interpelancës ka kërkuar nga deputetët qe të votojnë rezolutën e propozuar që qeveria të nis negociatat për një kod telefonik të aplikuar nga Shqipëria me kod +355 në bazë të rezolutës së vitit 2012 të votuar nga Kuvendi.

Mirëpo, në mungesë të deputetëve dhe pa kuorum, kjo rezolutë mund të hidhet në votim pas pauzës që do të zgjasë deri në orën 15 e 30.