Skandal në Vlorë, minorenët përdhunojnë dy 6-vjeçarë në oborrin e shkollës

05.12.2016 18:19:19

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Vlorë. Mësohet se dy djem të mitur kanë përdhunuar dy fëmijë të vegjël.

Policia raporton se ngjarja ka ndodhur në lagjen “15 tetori”, në periferi të qytetit të Vlorës, ku shtetasi F.N 14 vjeç dhe shoku i tij V.R 11 vjeç, kanë kryer marrëdhënie homoseksuale me dy fëmijë 6-vjeçarë.

Fëmijët ishin duke luajtur më njëri-tjetrin në ambientet e oborrit të shkollës të kësaj lagjeje, pasi ishte ditë pushimi.

Pasi kanë luajtur në oborrin e shkollës, ishte 14 vjeçari me iniciale F.N, i cili ka kapur duke i shtrënguar dy fëmijët gjashtë vjeçarë, duke ndërhyrë dhe 11 vjeçari me iniciale V. R.

Pasi kanë ushtruar dhunë dhe kanë bërë përdhunimin janë larguar me vrap. Ndërkohë dy fëmijët kanë shkuar në shtëpi duke qarë, dhe u kanë treguar prindërve të tyre se çfarë u kishte ndodhur.

Policia e Vlorës nuk e ka pasur të vështirë gjetjen e dy shokëve, 14 vjeçarit dhe 11 vjeçarit dhe më pas i ka shoqëruar në ambientet e komisariatit Vlorë.

Policia pasi ka marrë në pyetje ka bërë arrestimin e 14 vjeçarit F. N, ndërsa për 11 vjeçarin me iniciale V.R, çështja e tij i është lënë gjykatës së Vlorës sepse është minoren dhe në vendin tonë mungojnë shkollat e riedukimit.