Skandali i përgjimeve, sulmohet gazetari i “Bild”

20.06.2019 18:49:57

Një ditë pasi publikoi përgjime të reja që faktojnë skemën e blerjes së votës në zgjedhjet vendore të 2016 në Dibër, gazetari gjerman i Bild, ka reaguar sërish përmes një statusi në Facebook.

Tiede shkruan se është bërë ‘pre’ e sulmeve nga profile falso në rrjetet sociale, ndërsa thotë se ka raportuar e fshirë disa prej tyre, dhe do të vijojë ta bëjë kur të ketë pak më shumë kohë.

Një ditë më parë ai publikoi 10 përgjime të tjera, ku ishin të përfshirë zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste.