Skandali i transportit të votuesve/ Reagon Arban Abrashi

20.11.2017 22:46:36

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, në reagimin e tij lidhur me transportimin e votiesve të organizuar nga VV në emër të ndonjë OJQ-je, e quan këtë ndikim dhe deformim të vullnetit popullor dhe kërkon nga organet kompetente që të hetohet kjo çështje.

Ky është i plotë reagimi i Arban Abrashit në facebook:

Të dashur qytetarë,

Po shohim që ata që bën koalicione të hapura e të fshehta me oligarkë e biznismenë/politikanë vetëm që me çdo kusht të mbesin në pushtet, tash zbulohet edhe se kanë përdorë metoda kundërligjore vetëm e vetëm që ata të jenë në pushtet.

Organizimi i transportit të qytetarëve përmes OJQ-ve për të votuar, ka synim ushtrimin e ndikimit mbi votën e tyre të lirë dhe deformon vullnetin e tyre popullor.

Do ta kërkojmë nga organet kompetente të hetojmë këtë rast deri në fund dhe pastaj do të vendosim sesi të veprojmë. Por ajo që po vërtetohet gjithnjë e më shumë është se Prishtina tashmë ka një kryetar të ri.

Ju faleminderit shumë ✌️