Skandaloze: Festa e Flamurit Shqiptar në Prizren si midis Turqisë

28.11.2017 00:31:28

Nga  Rexhep Kastrati

Prizreni vazhdon të ofrojë momente provokuese dhe të çuditshme: tashmë kur kemi hyrë në ditën e pavarësisë dhe flamurit shqiptar, nëpër qytet vërehen flamuj turq si të ishte dita e pavarësisë së Turqisë e jo pavarësisë shqiptare.

Siç shihet në këto foto të shkrepura në “Shatërvan” dhe mbi Urën e Gurit, flamuri i Turqisë valon krahas atij shqiptar, ose i vetëm fare.

Duke marrë parasysh se 28 Nëntori është ditë e pavarësisë nga Turqia, valëvitja e flamurit turk nuk ka si të mos merret si provokim, aq më tepër kur vërehet qartë mungesa e flamurit të Kosovës.

Duhet të kujtojmë se edhe më parë ka pasur incidente me flamurin tuek, por, po ashtu, duhet të kujtojmë se ka pasur ndërhyrje të forta dhe trysni që nga emblema e qytetit të hiqet viti 1878 – vit kur është mbajtur Kuvendi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Ky provokim i radhës është vazhdimësi e provokimeve nga ana e pushtetit dhjetvjeçar të PDK-së, por edhe paraprirje pushtetit të VV-së, duke dëshmuar kështu se ka edhe në këtë aspekt, PDK e VV janë njësoj.