Skandaloze/ Shifrat alarmante të COVID-19 nuk i frikësojnë pejanët, organizojnë dasmë në qendër të qytetit

26.07.2020 19:22:06

Qeveria e Kosovës ka ndaluar organizimet ku përfshihen numër i madh personash. Masat e qeverisë thonin se do të ketë dënime të ashpra për ata që nuk vendonin maskat dhe që nuk respektojnë distancën, por dasmat nuk po ndalen.

Në qendër të Pejës është organizuar dasmë ku dasmoret lërë që nuk kanë maska, por distanca assesi të respektohet.

Një video që ka arritur në redaksinë e lajmi.net shihet se atmosfera e dasmës ka bërë që pjesëmarrësit të harrojnë që ekziston pandemia e që rastet e shumta të të infektuarve e të vdekurve po alarmojnë vendin.

Kujtojmë, se raporti i COVID-19 për 24 orëshin e fundit në Kosovë thotë se janë shtuar 220 raste të reja e 8 viktima.