“S’kanë as mandat, as të drejtë të na pengojnë”/Rama i palëkundur: Teatrin e ri e kërkon kombi, s’e ndalin dot ca aktorë!

24.07.2019 13:48:10

Kryeministri i vendit Edi Rama ka zgjedhur rrjetet sociale për të reaguar lidhur me situatën e krijuar sot para Teatrit Kombëtar ku pati konfrontime mes artistëve protestuesve dhe policisë.

Përmes një postimi në Twitter, Rama shpreh edhe një herë vendosmërinë e palëkundur për të çuar deri në fund projektin për një teatër të ri kombëtar. Rama i cilësoi njerëzit e mbledhur para teatrit një minorancë aktorësh e politikanesh që janë mësuar të bëjnë teatër me çdo gjë.

Postimi i Ramës

Asnjë minorancë nuk mund të marrë peng asgjë e askënd në këtë vend. Megjithë respektin për një minorancë aktorësh teatri dhe politikanësh që s’kanë hyrë kurrë në teatër, po janë mësuar të bëjnë teatër me çdo gjë,Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet si plan e përgjegjësi qeverisëse

Teatrin e ri Kombëtar e kërkon kryeqyteti, vendi, kombi e shumica e komunitetit të artistëve të skenës. Njësoj si Stadiumi i Ri kombëtar ai do të jetë një gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë që duam. Kush s’është dakord është i respektuar,po s’ka as mandat as të drejtë të pengojë