Skender Hyseni dhe Asselborn bisedojnë për bashkëpunimin Kosovë-Luksemburg

Skender Hyseni dhe Asselborn bisedojnë për bashkëpunimin Kosovë-Luksemburg

28.03.2017 15:39:55

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Jean Asselborn. Me këtë rast, ministri Hyseni e njoftoi për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend, si dhe për proceset aktuale të Republikës së Kosovës.

 

Të dy ministrat biseduan për çështjen e migrimit të parregullt të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët po qëndrojnë në Luksemburgut dhe për format e marrëveshjes së riatdhesimit të tyre në Kosovë.

Po ashtu, ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, ofroi përkrahjen e shtetit të tij për Republikën e Kosovës sa i përket procesit të liberalizimit të vizave dhe në përkrahjen në nismat për anëtarësim të Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare.