Skender Hyseni: Gruaja, faktor i rëndësishëm për fuqizimin e sigurisë

Skender Hyseni: Gruaja, faktor i rëndësishëm për fuqizimin e sigurisë

31.03.2017 22:52:32

Ministri i Ministrisë së punës së Brendshme, Skender Hyseni ka treguar se sot në ambientet e Policisë së Kosovës kanë zhvilluar një bisedë konstruktive me përfaqësuesit të gruas nga PK, FSK dhe nga shoqëria civile.

Hyseni përmes llogarisë së tij në Facebook ka theksuar se gruaja është një factor I rëndësishëm për fuqizimin e sektorit të sigurisë në vendin tonë.

“Gruaja është faktor i rëndsishëm për fuqizimin e sektorit të sigurisë në vendin tonë. Në këtë temë, sot në ambientet e PK, bëmë një bisedë shumë konstruktive me përfaqësuese të gruas nga PK, FSK, dhe nga shoqëria civile”, ka shkruar Hyseni.