Skënder Sherifi: Gëzuar festat e fundvitit 2017 dhe urime për vitin 2018!

17.12.2017 17:02:44

Poeti i njohur shqiptar, Skënder Sherifi, që krijimtarinë e tij letrare e zhvillon frengjisht dhe shqip, i njohur për qasjen e veçantë ndaj filozofisë së jetës, ndaj zhvillimeve botërore në kuptimin letrar, filozofik, sociologjik në një strukturë letearo-artistike individuale, ka një urim të veçantë dhe në stilin e tij unik për festat e fundvitit.

Skënder Sherifi që me një qasje multikulturore dhe multifunksionale ka sinkrwtizuar identitetin e tij si shqiptar, por edhe kozmopolit, duke tejkaluar vargonj dhr zinxhirë për të qenë njeri i lirë universal, që e përafron me Emil Dyrkhejmin, i cili veten e quan Njeri e krejt rastësisht është francez.

Skënder Sherifi shkon më tej ndërkaq, duke e quajtur veten ndër tjerash, FANS i Lirisë së Lirë, i Artëve dhe Kulturave Planetare, i Hapjes totale ndaj Botes dhe të tjerëve, i dialogëve dhe shkëmbimeve me
gjithë Tokësorët e këtij Planeti Blu…

Prandaj ju ftoj ta lexoni drejt urimin e Skënder Sherifit dhe ta kuptoni frymën autoktone dhe universale të tij:

Të nderuarit Miq … të nderuarët Mikesha
Me rastin e këtyre Festave të këtij fund viti 2017, desha patjetër t’iu uroj çdo të mirë,
gëzime e suksese në Jetë, dhe së pari shëndetin … çka është kapitali kryesor mbi të gjitha.
Pa marrur fare para sysh, se kush jemi e çka jemi, apo çka përfaqësojmë … a besojmë apo nuk besojmë … a i përkasim këtij apo atij ? Ju besoj që më nihni me kohë, dhe unë nuk mund t’iu flas përmes barierave, mureve, kufijve, ngjyrave, etiketave …

Por iu flas si Mik, si anëtarë i Njerzimit global i cili banonë përmes dëshirës apo programimit të dikujt tjetër në këtë Tokë, e cila për mua është e gjithëve apo e askujt ! Po pra, iu flas, si Humanist, si Utopist, si Poet definitivisht anarkist … FANS i Lirisë së Lirë, i Artëve dhe Kulturave Planetare, i Hapjes totale ndaj Botes dhe të tjerëve, i dialogëve dhe shkëmbimeve me
gjithë Tokësorët e këtij Planeti Blu … si FANS i Natyrës, i Kafshëve, i gjithë Bukurive dhe të mirave që na i ka dhuruar Zoti apo dikush tjetër ( nëse nuk i besojmë ) në Tokë, i Dashurive humane e shpirtërore, i ëndrrave dhe imagjinatave të pafundme, i të pamundshmëve që mund të bëhen të mundshme ! Territori im real është ARTI, POEZIA … por e dua Shqipërinë
Siç thoshte Nëna ime Xhevahire : « ti o Bir, ké lindur çuditërisht pa Vargoj as Zënxhirë në këtë Botë … veç Zoti e dinë sepse ? » Nuk kam sepse ndryshoj tani në Pleqëri, është pak vonë ! Pos faktit që mua m’interesonë pafundësia dhe përjetësia e gjërave tokësore !
Mbi këtë bazament, dhe nën shikimit e Shqyponjave të cilat fluturojnë mbi Bjeshket e Valbonës, me atë Dashuri maksimale dhe besnike ndaj Origjinës time, por paralelisht edhe ndaj gjithë Botës që më rrethon, dhe së pari ndaj Parisit i cili më ka pas formuar…
JU UROJ me zemër e shpirt, një festë KRISHTLINDJE shumë të bukur, plot harmoni, paqe e ngrohtësi pranë të afërmve tuaj … unë e kam dashur që nga fillimi simbolikën njerëzoree spirituale të kësaj feste, dhe jam për t’i celebruar së bashku mundësisht të gjithë Festat e Besimëve të ndryshme në Planetin tokësor ( me qëllim që t’na afrojnë dhe bashkojnë brenda disa vlerave esenciale të njerzimit ! ) Pra Miq e Mikesha GËZUAR KRISHTLINDJEN !
Pastaj ua UROJ të gjithëve VITIN E RI 2018 – me plot gëzime e suksese në Jetë, duke
shpresuar që do iu realizohen gjithë dëshirat dhe ëndrrat e juaja për vetveten dhe për të afërmit tuaj. Pra, pranoni URIMET E MIA PËR VITIN E RI 2018 ! dhe GËZUAR ….
Me një gotë shampanje « Moet e Chandon » një verë të kuqe Burgonje « Clos Vougeot»dhe një vërë të bardhë « Chablis, ose pak më likoroze Sauternes « për t’i shoqëruar gjithë hyrjet apo ëmbelsirat ! Kalofshi mirë dhe mirë u pafshim për Pashkë ! ( me 28 mars 2018 )
Kam planifikuar për të ardhur në Tiranë, mundësisht me një vepër të ré të botuar në shqip,me Nënën time mistike Dervishe, zonjën Xhevahire, bijë Vuthajsh ( 84 vjeçare ! )
Ju përqafoj me shumë respekt dhe i gëzofshi të gjithë këto Festa ! « à votre santé ! »
SKËNDER SHERIFI ( gjysmë tokësor dhe gjysmë ekstratokësor – refugjat i imagjinatës së përjetshme, i idealëve dhe i utopive humaniste ) JOYEUX NOËL et BONNE ANNÉE 2018 !
skender.sherifi@hotmail.fr
skender.sherifi@skynet.be, dhe për më vonë, për Pashkë në Tiranë : 069. 295. 4

P.S. Në ballinë të këtij shkrimi, fotoja e bërë më 27 nëntor 2012, në Tiranë si mik i Skënder Sherifit dhe nënë Xhevahires, në përurimin e një dokumentari për nënë Xhevshiren, dhe me rastin e100 vjetorit të pavarësisë!