Skenderaj proteston kundër dënimit të luftëtarëve të UÇK-së

18.11.2016 12:40:30

Në Skenderaj ka filluar protesta me anë të së cilës po kundërshtohet vendimi i Gjykatës së Apelit në lidhje me vendimin për rastin “Drenica I”.

Në këtë vendim janë dënuar kryetari i komunës Sami Lushtaku, Sylejman Selimi dhe pesë ish-komandantë të UÇK-së që vijnë nga ky regjion.

Protesta është thirrur nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe Këshilli i punëtorëve të administratës komunale në Skenderaj