Skënderbeu bën “dopietë”, pas kampionatit fiton edhe Kupën

28.05.2018 11:10:15

Skënderbeu fiton edhe Kupën e Shqipërisë, në finalen e luajtur përballë Laçit. Takimi u luajt në Elbasan Arena, pasditen e sotme.

Skuadra korçare ka arritur të fitojë me rezultatin minimal 1-0, falë golit nga Sabien Lilaj.

Pjesa e parë ishte e barabartë nga të dyja skuadrat që sulmuan por që nuk arritën që të shënojnë gola. Në pjesën e dytë Skënderbeu më sulmues dhe ka gjetur golin në minutën e 67’, nga 11-metërshi.

Skënderbeu kështu e mbyll këtë sezon me 2 trofetë, kampionat edhe kupë.