Skënderbeu nuk ia del, mposhtet 2-0 nga Partizani i Beogradit

02.11.2017 21:10:41

avarsisht përpjekjeve të Skënderbeut për të shënuar të paktën një gol në Beograd gjithçka u mbyll me fitoren 2-0 të Partizanit që me këtë sukses u ngjit në vendin e dytë të grupit B.

74-Pak minuta më parë ishte Radas që vuri në provë Stojkovic, ndërsa portieri i Partizanit bëri mrekullinë edhe ndaj goditjes me kokë të Jashanicës.

66-Një gabim amatoresk i Sabien Lilaj shfrytëzohet nga vendasit me Tawamban që me portën e boshatisur realizon edhe të dytin për Partizanin e Beogradit.

-Rast ideal për Ali Sowe i cili nuk shfrytëzon siç duhet pasimin e James pasi goditja e tij përfundon mbi traversë.

60- Spektakolar Orges Shehi i cili me dy ndërhyrje shpëtimtare në harkun e pak sekondave mban në lojë Skënderbeun.

45-Jashanica i afrohet golit të barazimit por ishte në pozicion jashtë loje.

42-Skënderbeu provon të reagojë, por goditja e Vangjelit merr kundërpërgjigjen e portierit Stoikovic.

39- E treta e vërteta. Tosic këtë herë godet në mënyrë mjeshtërore një goditje standarte duke lënë të palëvizur Shehin.

35-James humbet shansin më të mirë për Skënderbeun.

29-Mici gabon me një top të kthyer mbrapa por Shehi shpëton rrezikun.