S’KENI LËNË GJË PA SHPIFUR KUNDËR ISH DREJTORIT TË SHISH!!

13.10.2018 10:09:58

Gazetarucët bashkë me z.Fatos Klosi, janë aq të ngushtë në mendje sa që nuk kuptojnë se veprimet të kryeministrit karshi z. Visho Ajazi Lika mund të vijnë prej vlerësimit të thellë të karakterit, personalitetit, aktivitetit, si dhe për sukseset dhe fitoret të vazhdueshme në veprimtarinë operative, gjatë kohës kur ai ka qenë Drejtor.

Nga Luan Hamiti

 Gazeta “Pamfleti” bëhet kampione e shkrimeve trilluese ndaj ish Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Po përmbushet hipoteza se nëse dëshiron të demonizosh një person, shkruan vazhdimisht dezinformata për të dhe ashtu i krijon një imazh negativ…

Fakt është se s’keni lënë gjë pa shpifur kundër tij! Për ju, ai është personazhi negativ nr. 1, kurse Fatos Klosi është engjulli “analist” që ka të drejtë të shprehet për çdo gjë nga cilësia e klaunit të cirkusit…

Një nga shkrimet e fundit të “Pamfletit” është artikulli shumë banal: “5 faktet, Edi Rama peng i një sekreti të tmerrshëm, në gjunjë para ushtarit të Berishës” (http://pamfleti.net/5-faktet-edi-rama-peng-i-nje-sekreti-te-tmerrshem-ne-gjunje-para-ushtarit-te-berishes/ ), së bashku me krekosjet e fundit të Fatos Klosit në një emision televiziv.

Këto dy prononcime pohojnë se ish Drejtori gjoja e ka shantazhuar kryeministrin Edi Rama dhe kështu, ai ka mundur të ketë një dekorim nga ana e Ramës dhe më pas, pasi dha dorëheqje nga detyra, emërim në postin e ambasadorit në NATO.

Gazetarucat, bashkë me z.Fatos Klosi, janë aq të ngushtë në mendje sa që nuk kuptojnë se këto veprime të kryeministrit karshi z. Visho Ajazi Lika mund të vijnë prej vlerësimit të thellë të karakterit, personalitetit, aktivitetit, si dhe për sukseset dhe fitoret të vazhdueshme në veprimtarinë operative, gjatë kohës kur ai ka qenë Drejtor.

Ju vetëm po shpifni sipas këndvështrimit juaj oligofrenik, si do të vepronit nëse do të ishit në një pozitë të tillë të ndieshme, por mendoj se kurrë ai nuk ka mundur të jetë dhe nuk është shantazhues, as të Kryeministrit, as të Presidentit. Sepse në radhë të parë z. Lika nuk e ka në karakterin e tij të bëjë gjëra të tilla të ulta, duke qenë shumë korrekt karshi punës në krye të SHISH.

Tiranë, më 12 tetor 2018