Skocezët dhe londinezët duan qëndrimin në BE

05.04.2019 17:55:22

Dush i ftohtë nga një sondazh i Yougov për shpresën e fitores së Brexit në Britaninë e Madhe, nxitur edhe nga mundësia e një opsioni për një referendum të dytë që mund të votohet në Dhomën e Komuneve në ditët në vijim.

Shpresa për të mbetur në BE ka përkrahjen e jo më shumë se 42% të britanikëve, ndërsa hipoteza e një Brexit pa marrëveshje rezulton të jetë 44%.

Midis zonave të ndryshme gjeografike të mbretërisë, vetëm Skocia dhe Londra është pro qëndrimit në BE.

Nga një studim i marrë nga ”Guardian”, më tepër se 83% e britanikëve thonë se janë të lodhur nga konflikti për largimin nga BE dhe 64% mendojnë madje seriozisht se Brexit u ka dëmtuar shëndetin e tyre mendor.