Skoci-Shqipëri 2-0, Naismith përfiton nga dalja e gabuar e Strakoshës

10.09.2018 23:20:46

Steven Naismith ka shënuar dy herë në portën e Strakoshës, duke bërë që Skocia të udhëheqë 2-0 ndaj Kombëtares Shqiptare.

Pjesa e parë është mbyllur në barazim 0-0, me vendasit tepër kërkues, por pa mundur të gjejnë dot golin në këtë 45 minutësh.

Panucci hodhi në fushën e lojës një formacion me detyra mbrojtëse dhe pjesa e parë u mbyll pikërisht me Shqipërinë që më shumë mendoi për të mos pësuar se sa të shihte nga porta kundërshtare.

Në mesin e pjesës së parë, skocezët patën një mundësi të artë për të shënuar, por sulmuesi i tyre, i gjendur vetëm pak metra nga porta, goditi shtyllën.

Në fundin e pjesës së parë, Skocia arriti të shënojë, por goli u anulua me të drejtë nga anësori.

Skocia: Mek Gregor, O’Donell, Robertson, Sutar, Mulgri, Tierni, Mek Gin, Mek Donald, Naismith, Mek Gregor, Rusell.

Shqipëria: Strakosha, Binaku, Gjimshiti, Veseli, Hysaj, Lilaj, Xhaka, Ndoji, Gavazaj, Memushaj, Balaj.