Sllovakia nuk e ndërron qëndrimin për Kosovën

07.06.2018 12:05:08
Kryetari i parlamentit sllovak, Andrej Danko ka thënë se vendi i tij mbështet Serbinë në çështjen e  Kosovës dhe se qëndrimi i këtij vendi nuk do të ndryshojë.

Ai gjatë vizitë në Beograd ka folur edhe për procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Nëse dikush së shpejti duhet të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian (BE), ju jeni, vëllezër serb. Jeta në Bashkimin Evropian nuk është e lehtë, por Bashkimi Evropian është e vetmja alternativë”, tha Danko pas një takimi që pati me homologen e tij serbe, Maja Gojkoviq, transmeton Klan Kosova.

Sllovakia është në mesin e pesë vendeve anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës.