Smaka: Aneks-marrëveshja për demarkacionin nuk përbën asgjë të re

26.02.2018 19:32:41

Juristi Riza Smaka ka thënë se Marrëveshja për Demarkacionin nuk duhet të kalojë, pasi aneks-marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Malit të Zi, e nënshkruar mes presidentëve, është thjesht një deklaratë e përbashkët që nuk ndryshon fare nga marrëveshja e parë.

Smaka ka thënë se deklarata e nënshkruar mes presidentëve të dy vendeve s’përbën akt juridik, por vetëm politik.

“Ka nevojë për marrëveshje të qëndrueshme, por vetëm atëherë kur marrëveshja ka mbështetje në interesa të mirëfillta të vendit dhe është në rregull me dispozitat ligjore. Kjo marrëveshje nuk është e tillë”.

“Deklarata ka përmbajte identike me nenin shtatë të marrëveshjes për kufirin. Ky nuk është akt juridik, po akt politik, ndërsa akti politik nuk ka sanksione”, tha Smakaj, njofton Klan Kosova.

“Përmbajtja e kësaj deklarate qëndron në tekstin e nenit shtatë të marrëveshjes; d.m.th., nuk është ndonjë arritje e re”.

Smaka ka deklaruar se raporti i Shpejtim Bulliqit ka dëshmuar se marrëveshja ishte e gabuar.

“Raporti i komisionit shtetëror me së paku 20 argumente e fakte e përgënjeshtron ligjshmërinë e marrëveshjes së mëparshme të ish-komisionit. Raporti e ka argumentuar se kjo marrëveshje nuk do të duhej të ratifikohej.